“Jemi gati të mobilizohemi sa herë që të keni nevojë”, udhëheqësit botërorë ofrojnë mbështetje pas tërmetit 7.4 ballë në Kolumbi
Gjate vizites se tij ne Tajvan lideri shpirteror tibetian, Dalai Lama ka hedhur poshte akuzat e Kines se vizita e tij ne ishull eshte per ceshtje politike.
“Kam nje ftese per te shkelur ne kete vend. E di vizita ime ndoshta do te sjelle tensione si shkak i keqkuptimeve, por eshte pergjegjesia ime qe te bashkohem moralisht me keta njerez te cilet po kalojne nje periudhe te veshtire”, u shpreh per gazetaret nga Tajvani, Dalai Lama.
Lideri tibetian ndodhet ne Tajvan ne nje vizite per te nderuar viktimat e shkaktuara nga tajfuni “Morakot”, i cili goditi disa vende te Azise Juglindore duke shkaktuar mbi 500 viktima dhe deme te konsiderueshme materiale.
Por vizita e udheheqesit tibetian i cili kerkohet nga drejtesia kineze eshte cilesuar nga Pekini si nje vizite e cila ka per qellim bisedime politike me udheheqesit tajvaneze.
Kina e cileson Tajvanin pjese te territorit te saj, pavaresisht se ky i fundit ka shpallur pavaresine, veprim ky qe ka sjelle mjaft incidente diplomatike jo vetem mes dy vendeve por me te gjitha shtetet te cilat kane njohur pavaresine e tij.
Top Channel