SHBA, vritet dhe kryqezohet ne altar prifti

31/08/2009 21:10

Nje vrasje shokuese ka ndodhur ne Anadarko, nje qyteze ne Oklahoma, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Viktime eshte nje prift protestant grua, 61 vjecarja Carol Daniels, e cila u gjet e vdekur, nudo dhe e lidhur prapa altarit te kishes se saj, ne nje pozicion qe kujton kryqezimin e Krishtit.

Sipas mediave amerikane, vrasesi ka vepruar me shume agresivitet pasi kufoma kishte prerje te thella ne zonen e grykes, aq sa mund te shkaktonin shkeputjen e kokes nga pjesa tjeter e trupit.

Gjithashtu, gruas i jane djegur edhe floket. Mbi ngjarjen e rende po hetojne agjentet dhe sektori shkencor i FBI-se.

Top Channel