Braun: Nuk ka marreveshje ne lirimin e Megrahit

31/08/2009 23:30

Kryeministri britanik, Gordon Braun ka mohuar akuzat dhe hamendesimet e bera nga mediat ditet e para te lirimit te atentatorit te Lokerbise, ku thuhej se lirimi i tij eshte bere kundrejt nje marreveshje per nafte me Libine.

“Qeveria britanike nuk ka bere nje marreveshje per lirimin e atentatorit te Lokerbise ne kembim te naftes nga Libia. Nuk ka patur asnje marreveshje per lirimin e tij. Te gjitha hipotezat e nxjerra nga mediat per kete ceshtje jane krejtesisht te paverteta”, njoftohoi zyra per shtyp e kryeministrit Braun.

Abdelbeset al Megrahi i cili ishte shpallur fajtor per atentatin ndaj avionit mbi Lokerbi ne vitin 1988, ku vdiqen mbi 230 persona dhe ishte denuar me burgim te perjetshem nga drejtesia skoceze u lirua nga autoritetet per arsye shendetesore pasi mjeket i dhane atij vetem 3 muaj jete te mbetur si pasoje e nje kanceri.

 

Top Channel