Berisha: Rama, trillime per interesat e tij

31/08/2009 19:50

Kryeministri i vendit Sali Berisha, ne nje konference per shtyp te mbajtur para pak castesh iu eshte kunderpergjigjur akuzave te bera ndaj tij nga kreu i PS Edi Rama per vjedhjen e votave ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Berisha i ka cilesuar akuzat e Rames si nje “trillim” te bere per interesat personale te kryetarit te Partise Socialiste.

“Ne ligjeraten e tij prej 50 minutash ai u foli shqiptareve per nje realitet fund e krye te trilluar. Te trilluar per interesat me te ngushta personale. Ai ka dy dite qe del ne bace me te njejtat teza”, ka deklaruar Berisha.

Duke refuzuar te beje komente mbi kongresin dhe ceshtjet e brendshme te Partise Socialiste, kryeministri eshte shprehur se ndihet “i lenduar” nga censura qe sipas tij Rama kishte vendosur gjate zhvillimit te kongresit.

“Une nuk jam ketu per te komentuar, nuk jam per te nderhyre qofte ne menyren me minimale ne punet e brendshme te kesaj force politike. Por mbeta i lenduar shume jo nga ligjerata e tij, sepse ajo s’kishte te bente as me mua e as me nje qytetar shqiptar. Ajo kishte te bente me kongresin. I lenduar mbeta nga censura qe ai u rezervoi kundershtareve te tij. PS, qe ishte shkeputur nga censura, u rikthye serish. Une i them zotit Rama se ne si politikane duhet te turperohemi qe ne momentin kur ne mund te na shkoje ndermend censura dhe jo kur e aplikojme ate ndaj kundershtareve tane. Por shpresojme qe kjo te mos perseritet me”, ka pohuar Berisha.

Sipas tij, qellimi kryesor i Rames eshte cenimi i procesit te liberalizimit te vizave per shqiptaret, qe do te arrihet se shpejti.

“Ajo qe dua t’iu them sot shqiptareve eshte kjo, se Edi Rama ka nje qellim te vetem, te pengoje me sa te mundet levizjen e lire te qytetareve shqiptare. Ai e di qe muajt e aferm qe vijne jane muajt e ketij vendimi”, ka nenvizuar Berisha.

Me tej, duke folur per zgjedhjet e 28 qershorit, kryeministri ka theksuar se ato kane qene zgjedhjet me te mira ne historine e pluralizmit shqiptar, pasi sipas tij u zhvilluan me nje sistem te caktuar nga opozita dhe me nje infrastrukture bashkekohore.

“Nuk ka problem tek zgjedhjet, ai po e perdor kete per interes te ngushte personal, sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet e para ne historine e ketij vendi, ku sistemin zgjedhor e vendosi opozita dhe jo qeveria. Ishin zgjedhjet e para ne historine e ketij vendi ne te cilen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin me konsensus te plote. Ishin zgjedhjet e para te vendit qe u realizuan me nje infrastrukture bashkekohore. Kjo eshte nje nder arritjet me te medha ne historine e ketij vendi”, ka theksuar Berisha.

Me tej kreu i qeverise ka rikonfirmuar gatishmerine e kabinetit dhe mazhorances se drejtuar prej tij per te bashkepunuar me opoziten, si dhe ka dhene garancine e tij se PS nuk do ta bllokoje kurre procesin e liberalizimit te vizave.

“Qeveria ime mbetet e hapur per bashkepunim luajal me opoziten, per respekt te plote ndaj saj, por gjithashtu garantoj qytetaret shqiptare se aq sa Rama kundershtoi me bilbila nenshkrimin e MSA, po aq do te mund te bllokoje levizjen e lire. Por ky akt eshte i shemtuar”, ka shtuar Berisha.

Kryeministri iu eshte kunderpergjigjur edhe akuzave te bera sot nga kreu i PS per lirimin e te burgosurve, duke i kerkuar atij qe te dale me emra konkret dhe me fakte.

Ndersa persa i takon koalicionit me LSI, ne te cilen ditet e fundit u vu re nje percarje, Berisha ka theksuar se, “Meta sot foli per koalicionin ne vitin 2013, por une ju garantoj edhe per vitin 2021”.

Top Channel