Sigurimi i jetes, Shqiperia e fundit

30/08/2009 17:25

Sigurimi i jetes shihet ende si nje luks per shqipetaret. Nga paketat e ndryshme te sigurimeve qe ofrohen ne tregun shqiptar, i cili edhe kete vit ngelet i orientuar drejt atyre qe quhen sigurime jo te jetes, sigurimi i shendetit ze me pak se 10 % te vellimit te pergjithshem te sigurimeve.

Megjithate sipas te dhenave dhe konfirmimeve nga vete perfaqesues te shoqerive te ndryshme te sigurimeve te cilat operojne ne vend,  vitet e fundit ,si pasoje e privatizimit te nje pjese te sistemit shendetesore, duket se po fiton terren sigurimi i shendetit, edhe pse akoma ne vlera te vogla.

Pavaresisht perdorimit te paket te sigurimit te jetes apo shendetit ekspertet parashikojne qe ne vitet ne vijim te kete nje zhvillim te shpejte dhe te gjere te perdorimit te tyre dhe jo vetem ne rastet kur jane te detyrueshme.

Ne rang boteror Shqiperia vazhdon te jete nje nder vendet qe ka konsumin me te ulet vjetor per fryme te sigurimeve. Mesatarisht per nje shtetas shqiptar konsumi i sigurimeve shkon 15  euro ne vit .Ne vendet e rajonit kjo shifer perllogaritet rreth 80 euro ndersa ne vendet perendimore konsumi vjetor i sigurimeve per individ shkon deri ne 2 mije euro .

Top Channel