Tirane-Greqi, arrestohen 3 persona

29/08/2009 10:50

Gati nje muaj pas operacionit, ku u arrestua nje punonjes i Bashkise se Kamzes per kontrabande kepucesh, specialistet e seksionit kunder krimit ekonomiko-financiar dje paradite goditen serish nje grup qe bente kontrabande me mallra nga vendi fqinje, Greqia.

Ata  shfrytezonin biznesin e tyre me transport autobuset.

Keshtu, sipas burimeve policore zyrtare, dje u arrestuan si te dyshuar per vepren penale te kontrabandes Rustem Xhixha, 57 vjec, lindur ne Kruje dhe banues ne Tirane, Sokol Osmani, 35 vjec, lindur ne Kelcyre te Permetit dhe banues ne Ksamil te Sarandes dhe Zyber Xhixha, 40 vjec, lindur ne Kelcyre dhe banues ne Kruje, te gjithe punonjes prane agjencise se udhetimeve “Klid Ballkan Interbus”.

Top Channel