PS, Maqo Lakrori paraqet kandidaturen

29/08/2009 17:15

Anetari i asamblese parlamentare te PS, Maqo Lakrori, gjate nje fjalimi te mbajtur para pak castesh ne kongresin e PS ka shpallur kandidaturen e tij per kryetar te ketij subjekti.

Gjate fjales se tij, Lakrori premtoi ndryshime ne radhet e PS, si dhe angazhimin e tij per bashkimin e se majtes.

“Propozoj ndryshime ne reformimin e Partise Socialiste. Duhet te ndahemi nga kulti i individit, e majta duhet te bashkohet”, ka deklaruar Lakrori. Me tej ai ka shtuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare jane nje domosdoshmeri per vendin. Nderkohe, kongresi ka miratuar me shumice votash rezoluten per mosnjohjen e rezultatit te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Top Channel