Gripi A, tani nuk parandalohet

29/08/2009 19:35

Shqiperia dhe shume vende te tjera te prekura nga virusi A H1N1 do te ndryshojne masat ne prag te stines se vjeshtes, kur pritet te rritet dhe numrmi i te prekurve nga gripi i derrit.

Ne mbledhjen e zhvilluar ne Kopenhagen te Danimarkes per masat ndaj H1N1, ku merrnin pjese edhe autoritete te shendetesise shqiptare, zyrtareve te larte te shendetesise te shteteve te prekura i eshte kerkuar te forcojne kapacitetet spitalore, laboratoret, spitalet e sallat e reanimacionit, si dhe te marrin masa per te vaksinuar popullsine.

Ne vendin tone ende nuk kane perfunduar punimet per laboratorin e virologjise, ku do te kryhen analizat e pacienteve, te cilet deri me tani jane derguar ne laboratorin e references ne Bukuresht te Rumanise.

I kontaktuar me telefon, drejtori i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise, i cili mori pjese ne mbledhjen e Kopenhagenit, tha se Ministria e Shendetesise do te pershpejtoje procedurat e prokurimit per perfudimin e laboratorit, salles se reanimacionit prane spitalit infektiv, si dhe pajisjen e tyre me aparatura para afatit te percaktuar.

Tashme parandalimi i perhapjes se virusit eshte i pamundur, ndaj strukturat nderkombetare rekomandojne marrjen e masave per zbutjen e efekteve qe gripi i derrit do te shkaktoje ne popullate.

Deri me tani ne Shqiperi jane konfirmuar gjithesej 29 raste te prekur, nderkohe qe priten pergjigjet edhe per 9 raste te tjera per te cilat eshte konstatuar virusi A, por pritet te konfirmohet tipi H1N1.

Top Channel