Fier, makina perplaset me kamionin, vdes 44 vjecari

29/08/2009 21:10

Nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje 44 vjecari ka ndodhur mbremjen e sotme ne qarkun e Fierit.

Sipas informacioneve te fundit, shtetasi Bujar Rizvani ka gjetur vdekjen pasi nje nga gomat e makines se tij ka shperthyer duke bere qe ai te humbase kontrollin e makines.

Per pasoje, saktesojne burimet, automjeti tip “Benz” me targe “TR 6893 A” eshte perplasur me nje kamion me targa Fieri.

Viktima Bujar Rizvani eshte i njohur ne boten e futbollit shqiptar pasi per nje periudhe ka qene president i ekipit te futbollit Clirimi.

Top Channel