Rama: Gara ne PS nuk duhet te na percaje

28/08/2009 16:30

Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama thyen heshtjen e gjate ne nje moment kulmor ne karrieren tij politike, kur vetem nje dite e ndan nga Kongresi i Jashtzakonshem i partise qe pritet ta ngarkoje ose jo me pergjegjesi direkte pas renditjes se PS-se serish ne opozite ne zgjedhjet e 28 qershorit(UPDATE)

Perkundrejt gjithe zerave publike ose jo, brenda apo jashte partise qe kerkojne mosrikandidimin e tij per kryetar te PS-se, Rama thote ne nje interviste per Top Channel se deri tani ka preferuar te degjoje.

“Dua ta theksoj shume qarte. Une kam propozuar vendosjen ne statutin e PS-se te nenit qe i nderpret mandatin kryetarit ne rast te humbjes se zgjedhjeve dhe qe i imponon doreheqjen e kreut te partise. Mandati im eshte nderprere dhe une jam nje kryetar ne detyre dhe nje kandidat per te udhehequr PS-se per 4 vitet e ardhshme“, shprehet Rama.

Me tej, ai thekson se do jene anetaret e kongresit te PS-se ata qe do vendosin per te ardhmen e postit te kryetarit. “Jam nje kandidat per kete detyre sepse besoj qe populli shqiptar ne 28 qershor nuk ka votuar kunder projektit tone politik por largimin e Sali Berishes dhe deformimi i ketij vullneti ben qe anetaresia e PS-se te vendose nese ky projekt duhet te vazhdoje dhe nese PS duhet te pranoje zgjedhjet e 28 qershorit si mjaftushmerisht te lira e te ndershme per te pranuar dhe humbjen e njohur legjitimitetin e kesaj qeverie, apo PS duhet te rezistoje ndaj kesaj maskarade zgjedhore“, shton kryetari ne detyre i Partise Socialiste.

Rama duket i qete perballe kundershtareve te tij brenda partise dhe shprehet se kongresi do t’i kete te gjitha arsyet per t’i dhene mundesi pakices te shprehet dhe te veproje, por edhe shumices te vendose dhe te mos ndjehet e kercenuar nga pakica.

“Une nuk i jam pergjigjur baltes me balte dhe mllefit me mllef kur ka qene fjala per kundershtaret e hapur politike te cilet nuk kane kursyer as te gjallet dhe as te vdekurit e familjes time dhe asnjehere as sot, as neser nuk do ta bej kete gje, jo e jo me njerezit brenda partise“, thekson Rama.

Kryetari ne detyre i PS-se thote se PS eshte pasuri e shqiptareve dhe se kjo pasuri nuk mund as te dhurohet dhe as te grabitet. “Gara e secilit eshte individuale, ambiciet dhe qendrimet e secilit jane te natyrshme dhe legjitime, por PS eshte nje pasuri e te gjitheve dhe duhet te kujdesemi qe ta bejme nje pasuri te vlefshme per shqiptaret. Me kete rast uroj qe pozicionet e kunderta te mos kthehen ne nje arsye per te minuar ate qe eshte me e rendesishme, procesin zgjedhor ne PS dhe garen“, shton shefi i opozites.

Rama ngulmon ne betejen e tij me kundershtaret e tij politike dhe jo me konkurentet per kryetar te PS-se, me te cilet do te ballafaqohet me nje plaforme, elementet e se ciles do t’i zbuloje te shtunen perballe delegateve te kongresit.

“Dhe nga ana tjeter dua te ritheksoj se une jam ne kete gare brenda PS-se per te vazhduar betejen me Berishen, betejen me politiken e vjeter qe duke grabitur Shqiperine, korrupton zgjedhjet dhe duke korruptuar zgjedhjet rimerr te drejten per te grabitur Shqiperine. Nje qeveri qe nxjerr ne pah lidhje te vjetra, interesa te reja te asaj politike te vjeter qe tashme eshte e bashkuar dhe e misheruar jo thjesht ne binomin Berisha-Meta por ne trinomin Berisha-Meta-Nano. Koha eshte e maskarenjve por Shqiperia eshte e shqiptareve“, perfundon Rama.  

Top Channel