Shendeti Publik: Pastroni depozitat

27/08/2009 08:30

Impianti i Bovilles, klorinimi i ujit dhe analizat qe behen cdo dite nga Drejtoria e Higjienes jane masat normale qe merren per te pasur ne kontroll normat dhe pastertine e ujit te pijshem.

Cdo muaj, Drejtoria e Higjienes per qytetin e Tiranes jep nje raport te detajuar per 33 pika kryesore, te cilat analizohen disa here gjate muajit. Me pas nepermjet shkresave zyrtare dergon prane Drejtorise se Ujesjelles-Kanalizimeve te gjitha akset e tubacioneve te demtuara, qe sjellin per pasoje probleme me ndotjen e ujit te pijshem, qe perfundon ne cezmat e qytetareve te Tiranes. Problem i rendesishem i konstatuar nga Drejtoria e Higjienes eshte pastrimi i depozitave personale.

Shumica e banoreve i ka te vendosura ato ne tarracat e kateve te pesta, por nje pjese e mire i ka edhe ne ballkone, ne katet e para. Ndersa vitet e fundit nje pjese e madhe e ndertimeve te reja i kane postuar depozitat e medha te ujit ne katet e nendheshme.

Drejtoria e Shendetit Publik u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te pastrojne depozitat e ujit. Nese ato nuk pastrohen qytetaret rrezikojne te pine uje te papaster dhe si rrjedhoje te semuren apo te infektohen nga viruse te ndryshme. Ndotja e ujit, si pasoje e papastertise se depozitave, rrezikon te sjelle shqetesime te rrugeve gastro-intestinale, duke perfshire edhe epidemi te ndryshme, deri ne infektim nga Hepatiti A.

Depozitat qe qendrojne ne tarracat e pallateve kane vite e vite qe nuk pastrohen nga familjaret. Jane pikerisht ata qe duhet te marrin masa per pastrimin e depozitave, pasi ato permbajne dhera, papasterti dhe ngarkesa te tjera bakteriologjike, te cilat rrezikojne shendetin e konsumatorit. Sipas perfaqesuesve te Drejtorise se Higjienes, me alarmante paraqitet situata ne pallatet e reja, qe jane ngritur kohet e fundit. Ne keto ndertesa, depozitat gjenden ne katet e nendheshme, ku ndodhin shpeshhere permbytje. Edhe ne keto raste duhet te jene qytetaret ata qe te marrin nismen per t’i pastruar keto vende te depozitimit te ujit.

Kujdesi qe duhet te tregojne qytetaret lidhur me pastrimin e sistemit te brendshem te tubacioneve te ujit eshte zbrazja dhe rimbushja e depozitave te pakten nje here ne kater muaj.

Ne mungese te heqjes se tapes te ndodhur ne fund te depozites, specialistet e higjienes rekomandojne zbrazje totale dhe me pas mbushje te plote te saj. Ne kete menyre, pervec qarkullimit te ujit behet edhe pastrimi i kazanit, i cili gjate procesit normal te mbushjes, perzien ujin e ndenjur me ate te fresket.

Ky i fundit, per nje kohe te gjate, qendron nen efektin e temperaturave te larta ne kohe vere dhe te uleta ne kohe dimri. Sakaq, sipas Ministrise se Shendetesise dhe Drejtorise se Ujesjellesit, gjate kesaj vere nuk ka lindur nevoja per te shtuar dozen e klorit ne uje, kjo edhe ne baze te rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise.

Top Channel