A/H1N1, Brazili i pari ne listen e viktimave

27/08/2009 09:15

Brazili mban vendin e pare ne bote per numrin e viktimave te shkaktuara nga virusi i frikshem, A/H1N1.

Shteti i Amerikes se Jugut ka humbur deri tani 557 jete njerezish si pasoje e infektimit nga gripi i derrit, pavaresisht masave te marra nga qeveria. Te dhenat jane publikuar ne nje komunikate zyrtare te Ministrise se Shendetesise.

Ky numer e kalon ate te vdekjeve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe ne 20 gusht numeronte 552 viktima sipas nje raporti te qendres amerikane per kontrollin dhe parandalimin e semundjeve.

Nje tjeter vend problematik eshte edhe Britania, e cila mban vendin e pare per numrin e te infektuarve ne te gjithe Bashkimin Europian.  

Top Channel