Afganistan, OKB denon sulmin ne Kandahar

27/08/2009 12:00

Kombet e Bashkuara kane denuar “fuqishem” nepermjet nje deklarate te sulmit me bombe ne Kandahar, ne te cilin humben jeten 43 persona dhe u plagosen me shume se 60 te tjere.

Ambasadori birtanik ne OKB, Xhon Sauers, kryesues i radhes i presidences se Keshillit te Sigurimti, lexoi deklaraten para gazetareve ne Nju Jork.

“Anetaret e Keshillit te Sigurimit perseriten se asnje akt terrorist nuk do t’ia dale qe ta ktheje mbrapsht rrugen drejt paqes, demokracise dhe rindertimit ne Afganistan, e cila mbeshtetet nga populli dhe qeveria e Afganistanit si dhe nga komuniteti nderkombetar”, eshte shprehur Sauers.

Top Channel