Somali arratiset “007” francez

26/08/2009 18:55

Agjenti i zbulimit francez, i kapur peng ne muajin korrik nga rebelet somaleze, ka arritur t’u shpetoje duke u arratisur nga burgu ku mbahej naten.

Sipas radios franceze RFI rebelet somaleze te cilet e mbanin te burgosur i kishte zene gjumi pasi ishin te lodhur nga agjerimi me rastin e Muajit te Ramazanit.

“Qelia ime ishte e mbyllur keq dhe e hapa pa ushtruar kurrfare force me pas kam ecur rreth pese ore naten duke u orientuar me ane te yjeve”, citohet nga radio RFI agjenti.

Nderkohe qe autoritetet franceze mohuan ndermarrjen e nje misioni per lirimin tij, duke shtuar se lirimi eshte veper e vete agjentit i cili ka arritur t’u shmanget rebeleve somaleze qe kerkonin nje pagese nga Franca.

Top Channel