Qeveria, mbledhja e fundit?

26/08/2009 19:50

Kur kane mbetur edhe fare pak dite nga nisja e formezimit serioz te kabinetit te ri qeveritar, ministrat aktuale ndodhen te gjithe ne Tirane.

Askush nuk ka munguar ne mbledhjen e radhes se qeverise, edhe pse askush prej tyre, te pakten prej ministrave demokrate, nuk e di, nese do te jete serish anetar i kabinetit te ri te kryeministrit Berisha.

Vete shefi i qeverise, si njeri i suprizave politike, u tregua aq i kursyer per te shmangur edhe nenkuptimet e rastit, saqe u rezervua madje edhe te pohonte, nese kjo mund te quhet mbledhja e fundit e kesaj qeverie.

“E vetmja gje qe gazetaret presin prej kesaj mbledhjeje eshte nese kjo do te jete e fundit. Por une nuk do ta them”, u shpreh Berisha.

Nese respektohet radha e mbledhjeve te qeverise, do te thote se te merkuren e ardhshme, kryeministri Berisha do te kete zyrtarizuar bisedimet per qeverine e tij te re, me Ilir Meten, aleatin e majte, qe do te luaje rolin e krahut te djathte gjate mandatit te dyte qeverises te Sali Berishes.

Deri te merkuren e ardhshme veshtire te thuhet se cili do te jete roli dhe vendet e pjeses demokrate ne qeverine e re.

Keshtu qe, do te duhet pak durim ne pergjigje te fteses se veshur me sekrete te kryeministrit.

“Ju falenderoj qe ndoqet kete mbledhje dhe ju ftoj te ndiqni edhe mbledhjen tjeter”, tha Berisha.

Top Channel