Zjarret, Shqiperia i vjen ne ndihme Greqise

24/08/2009 21:35

Shqiperia do t’i vije ne ndihme shtetit fqinj, Greqise, per te vene nen kontroll zjarret masive qe kane perfshire vendin.

Lajmin e bejne te ditur burime prane qeverise, sipas te cilave vendimi per te ofruar ndihme eshte marre nga kryeministri Sali Berisha.

Sipas burimeve, ndihma do te jete logjistike dhe ne njerez, konkretisht me nje kompani zjarrfikesesh te perbere nga 6 automjete zjarrfikese dhe 40 forca te specializuara.

Te njejtat burime shtojne se kryeministri po e ndjek me vemendje dhe me shqetesim situaten e shkaktuar nga zjarret ne vendin fqinj.

Top Channel