Librazhd, viktima e dyte nga aksidenti

24/08/2009 20:25

Ka shkuar ne dy numri i viktimave te aksidentit rrugor te ndodhur diten e sotme ne fshatin Quks te Librazhdit.

Sipas informacioneve te fundit, nje nga personat qe kishin mbetur te plagosur nga aksidenti ka nderruar jete para pak castesh ne spital.

Sipas burimeve mjekesore lokale, behet fjale per nje grua 37 vjecare e cila ndodhej ne gjendje te rende.

Ne momentin e aksidentit humbi jeten nje person, drejtues i nje prej automjeteve protagoniste.

Top Channel