Itali, gjendet e gjalle 17 vjecarja shqiptare

24/08/2009 21:45

Skuadrat e shpetimit kishin braktisur kerkimet paradite dhe fati i nje vajze 17 vjecare shqiptare ne Itali duket se ishte shkruar, por gjate darkes cdo gje ndryshoi.

Vajza u gjet e gjalle vetem pak kilometra larg shtepise, pothuajse 24 ore pasi ishte shpallur e zhdukur nga babai i saj, pasi makina me te cilen po udhetonte kishte dale nga rruga.

Sipas mediave italiane, 17 vjecarja kishte rene ne nje kanal, nderkohe qe skuadrat e shpetimit po e kerkonin ne ujerat e lumit Serio.

Top Channel