Izrael-Suedi, thellohet kriza diplomatike

23/08/2009 18:30

Thellohet kriza diplomatike mes Izraelit dhe Suedise pas botimit te nje artikulli ne nje te perditeshme skandinave e cila akuzonte ushtrine hebreje per trafikim organesh te palestinezeve te vrare.

Artikulli i botuar ne gazeten “Aftonbladet” akuzon ushtrine izraelite dhe mundohet te beje lidhjen mes ketyre akuzave dhe arrestimit te nje bande rabinesh ne SHBA me akuzen e trafikimit te organeve njerezore.

Izraelitet i kane kerkuar qeverise suedeze te denoje artikullin por pasi kane hasur ne mohimin e tyre gjuha diplomatike mes dy vendeve eshte ashpersuar.

Top Channel