Tepelene, burg pa afat per kreun e Keshillit Bashkiak

22/08/2009 09:35

Kryetari i Keshillit Bashkiak te Tepelenes, Petrit Abedini, i arrestuar ne flagrance teksa trafikonte 50 kilograme lende narkotike marijuane ne drejtim te Greqise, mohon akuzat ne Gjykaten e Krimeve te Renda ne Tirane.

Nepermjet avokatit, ai tha dje gjate vleresimit te mases se sigurise se nuk eshte trafikant, por drogen ia kane futur ne kamion kundershtaret e tij politike.

Nderkohe, prokurori Gentian Trenova i quajti qesharake keto pretendime, ndersa deklaroi se arrestimi i Abedinit eshte kryer ne flagrance, madje ishte personi qe drejtonte automjetin.

Ne kete pike, avokati ka nderhyre, duke deklaruar se diten e arrestimit, shoferi i zotit Petrit Abedini nuk kishte pranuar te nisej per ne Greqi, ndoshta nga nderhyrjet e kundershtareve te tij politike.

Top Channel