Karzai apel afganeve: Shkoni ne votime

19/08/2009 18:45

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai u ka bere thirrje te gjithe qytetareve t’u drejtohen qendrave te votimit diten e neserme, duke u premtuar nje te ardhme me te mire.

“Shpresoj qe miliona afgane te shkojne per te votuar stabilitetin dhe paqen e vendit”, deklaroi kreu i shtetit afgan ne nje deklarate para gazetareve. Ne vijim te fjales se mbajtur, ai theksoi se kjo kerkese adresohet ndaj kujtdo, atyre qe ndodhen ne fshatra, ne shtepi, ne zona te rrezikshme apo ne lugina.

Kjo deklarate vjen pas kercenimeve dhe atentateve te vazhdueshme te talebaneve, te cilet u kerkojne afganeve te mos shkojne ne vitime.

Top Channel