Mubarak-Obama: Plani i paqes ne shtator

18/08/2009 21:05

Pas takimit qe paten ne Shtepine e Bardhe dy presidentet, ai amerikan, Barack Obama dhe ai egjiptian, Hosni Mubarak u shprehen per nje plan te ri paqeje ne Lindjen e Mesme.

“Verej levizje ne drejtimin e duhur ne lidhje me ndertimet izraelite ne Cisjordani dhe shpresoj qe edhe palestinezet te punojne me shume ne lidhje me sigurine dhe qe vendet arabe te tregojne vullnetin e tyre te mire per bashkepunim kundrejt Izraelit”, tha presidenti amerikan Barack Obama.

Ndersa presidenti egjiptian tha se per te patur nje situate te qete ne rajon duhet nje plan dhe nje avancim drejt nje zgjidhje perfundimtare te mosmarreveshjeve mes paleve.

Plani parashikohet te shpallet dhe te nise zbatimin brenda muajit shtator. Te dy lideret rane dakort rolin kyc qe duhet te luajne ne ndermjetesimin per marreveshje mes dy paleve.

Top Channel