Virusi A/H1N1, shkon 16 numri i rasteve zyrtare

17/08/2009 15:05

Rritet ne 16 numri i rasteve te konfirmuara te prekur nga virusi A/H1N1 ne Shqiperi.

Nga Bukureshti ka mberritur konfirmimi per kater raste te reja te cilet jane prekur nga gripi i derrit. Specialiste te Institutit te Shendetit Publik thone se eshte rritur ndjeshem numri i mostrave qe dergohen ne Bukuresht, pasi cdo dite mund te flasim jo vetem per raste te reja te dyshuara por dhe te prekur nga virusi qe ka alarmuar te gjithe boten.

Drejt Bukureshtit nisen cdo dite 15 mostra. Por pervec numrit zyrtar te te prekurve me grip derri qe eshte publikuar deri me tani, specialiste te ISHP-se  thone se numri i  tyre mund te jete edhe me i larte pasi fatmiresisht ky virus ne vendin tone eshte shfaqur me shenja te lehta dhe shume nga qytetaret mund t’i neglizhojne shenjat e tij e nuk vizitohen tek mjeku i familjes.

Me shqetesues dhe me agresiv virusi A/H1N1 pirtet ne te jete ne sezonin e vjeshtes, atehere kur fillon te shfaqet edhe gripi i zakonshem dhe virusi mund te pesoje mutacion. Perhapja e tij pritet te jete edhe me e madhe per shkak se nis dhe procesi mesimor.

Top Channel