Parate e privatizimeve per shpenzime dhe shlyerje borxhi

17/08/2009 16:15

Situata e veshtire financiare e buxhetit e ka detyruar qeverine te kerkoje rruge te reja per te siguruar financimin e tij.

Top Channel ka mesuar se Ministria e Financave po ben gati nje projekt per te anuluar skemen ligjore qe e detyron ate te shpenzoje gjysmen e te ardhurave nga privatizimiet per shlyerjen e borxhit publik. Sipas kesaj skeme te imponuar prej vitesh nga FMN, 50 per qind e te ardhurave te privatizimeve shkojne automatikisht per shlyerjen e borxhit publik, 30 per qind e tyre per investime dhe 20 per qind per demshperblimin e ish pronareve dhe te perndjekurve politike.

Por kriza ekonomike e ketij viti ka bere qe te ardhurat nga taksat ne buxhet te tkurren, ne nje kohe kur shpenzimet te nxitura edhe nga fushata elektorale kane qene ne nivele rekord. Te dhenat zyrtare tregojne se ne gjysmen e pare te vitit, deficiti buxhetor ishte rreth 70 milione dollare me shume se parashikimi dhe duket i veshtire per t’u mbajtur nen kontroll pa burime te reja financiare.

Zyrtare te Ministrise se Financave thone se qeveria disponon aktualisht rreth 150 milione euro te ardhura nga privatizimet e kryera dy vitet e fundit, te cilat nuk u pasqyruan as ne buxhetin e vitit te kaluar as ne ate te ketij viti. Ndaj Ministria e Financave do t’i kerkoje ne shtator parlamentit te ri autorizimin qe keto para t’i perdore per te financuar shpenzimet publike per te mos marre me shume borxh nga sa i eshte lejuar ne fillim te vitit.

Kjo zgjidhje i mundeson qeverise, qe te pakten formalisht te mbaje deficitin brenda kufirit prej 4.2 per qind, por parlajmeron nje rrezik tjeter, ate te rritjes se borxhit publik per te dytin vit rradhazi, aq me teper ne kushtet e nje tkurrje te forte te rritjes ekonomike.  

Top Channel