Mal i Zi, gjendet i pajete shqiptari 23 vjecar

17/08/2009 20:50

Nje 23 vjecar shqiptar eshte gjetur i pajete ne afersi te qytetit te Tuzit ne Malin e Zi.

Trupi i Edmond Dokajt me banim ne Han te Hotit eshte gjetur nga disa kalimtare pak kilometra ne te dale te Tuzit, ne afersi te stacionit te trenit. Ata kane lajmeruar policine malazeze, e cila e ka transportuar ne spitalin e Podgorices.

Mesohet se viktima ishte nje i papune dhe shpesh here shkonte ne Mal te Zi per te kryer pune te ndryshme. Ende nuk ka nje version zyrtar per ngjarjen, nese kemi te bejme me nje vrasje apo vdekje natyrale.

Top Channel