HEC-et private, fitime mbi 25% ne vit

16/08/2009 09:55

Njezetenente kontrata koncesionare per ndertimin e rreth 45 hidrocentraleve jane firmosur sakaq nga qeveria shqiptare dhe ne rast se ndertohen, do te krijojne biznese me norma kthimi 25-30 perqind ne vit dhe nje xhiro prej minimalisht 40 milione eurosh ne vit.

Sipas Entit Rregullator i Energjise, ne raportin e vitit 2008 thuhet se koncesionet u dhane nga qeveria permes nje kuadri te ri ligjor, i cili teorikisht vendos elementin gare ne koncesionet e pakerkuara, por qe ne praktike, nuk ka dhene ndonje ndryshim te madh nga modeli i koncesioneve te pakerkuara, te dhena gjate kohes se socialisteve.

Sipas modelit aktual, nje kompani identifikon nje vend te pershtatshem per hidrocentral, ben kerkesen ne qeveri dhe merr disa pika avantazh. Propozimi hidhet ne tender ku teorikisht mund te marrin pjese edhe kompani te tjera. Praktikisht ka fituar gjithmone kompania qe ka bere kerkesen e para.

Ne rast se hidrocentralet e vegjel dhe te mesem me koncesion do te ndertohen, parashikohet qe prodhimi i tyre vjetor te jete 765 milione kilovat/ore. Kjo sasi energjie ka nje vlere tregtare prej rreth 40 milione eurosh ne vit per shkak se çdo kWh kushton rreth 5 cent te euros. Sipas planit te bizneseve te kompanive, fondi i tyre i pergjithshem i investimit arrin ne rreth 165 milione euro. Per rrjedhoje, me çmimet aktuale te energjise, keto hidrocentrale do te kene nje norme kthimi prej 20-25 perqindesh ne vit dhe investimet do te rikuperohen ne me pak se kater vjet.

Energjia e prodhuar nga privatet do te paguhet nga furnitori publik me shumice me nje çmim qe percaktohet çdo vit nga Enti Rregullator. Enti e percakton çmimin duke marre parasysh çmimin mesatar te importit te energjise elektrike ne Shqiperi ne vitin paraardhes. Gjate viteve te fundit, ky çmim nuk ka rene kurre nen 5 cent te euros per kWh. Vitin e kaluar, arriti kulmin ne gati 8 cent.

Ekspertet thone se çmimet e energjise elektrike te percaktuara ne kete menyre nuk pasqyrojne kushtet e tregut te hapur, jane shume te larta dhe ka shume gjasa qe buxheti i shtetit te detyrohet te paguaje energjine e privatit me parate e taksapaguesve. Furnizuesi publik me shumice do te detyrohet te bleje te gjithe energjine e prodhuar privatisht dhe me çmim prej minimalisht 5 cent per kWh, nderkohe qe vete KESH-i detyrohet te shese energjine e prodhuar nga hidrocentralet publike perkundrejt çmimit prej me pak se 1 cent te euros. 

Hidrocentralet kerkojne mesatarisht investim prej 1 mije eurosh per kilovat fuqi te instaluar. Energjia e prodhuar nga ky burim ka nje kosto shume te ulet ne krahasim me burimet e tjera te energjise, si fosilet apo energjia e eres. Shqiperia neglizhoi ndertimin e hidrocentraleve te vegjel gjate kohes se elektrifikimit te vendit, kryesisht per shkak se vemendja ishte perqendruar te projektet gjigante te kaskades se Drinit. 

Top Channel