Kanabisi ne Kruje, arrestohet nje kryeplak

15/08/2009 08:30

Asgjesohen mbi katermije rrenje te bimes narkotike kanabis sativa ne fshatrat e Krujes, ndersa prangat jane shtrenguar mbi duart e kryeplakut te fshatit.

Dite pas dite policia vazhdon te zbuloje parcela te tera me kanabis sativa te mbjella ne zonat malore te rrethit te Krujes. Nderkaq, per here te pare per shperdorim detyre dhe moskallezim te kultivimit te parcelave me narkotike ne kete zone eshte ndaluar nje perfaqesues i zgjedhur i fshatrave.

Burime te Drejtorise se Policise se Qarkut te Durresit konfirmuan ndalimin e tij, ndersa bene te ditur se pasditen e se premtes ne fshatrat Shqez dhe Mafsheq u gjeten, sekuestruan dhe asgjesuan me zjarr 4293 rrenje te bimes narkotike kanabis sativa. Nderkohe, policia ndaloi shtetasin Kadri Karaj, 49 vjeç, i zgjedhur si kryeplak fshati. Akuzat e ngritura ndaj tij jane ato per moskallezim te krimit dhe shperdorim te detyres.

Ne muajin prill te ketij viti ishte paralajmeruar edhe marrja e masave shtrenguese penale ndaj drejtuesve vendore, te cilet nuk do te bashkepunonin me policine dhe ndalimi i Karajt vjen si veprim i pare ne kete drejtim ne zonen e Krujes. Gjate muajve korrik e gusht, ne zonat e pyllezuara te malesise se rrethit te Krujes jane zbuluar dhe asgjesuar dhjetera parcela me mijera rrenje te rritura gati per korrje te bimes narkotike.

Ne nje pjese prej tyre forcat e policise kane arritur me shpejt se kultivuesit, qe ne disa raste kane mbetur anonime, per shkak te mbjelljes ne toka pa pronar ose te parrahura nga kemba e njeriut, duke i asgjesuar ne kohe.

Kadri Karaj eshte i treti pushtetar vendor qe arrestohet per mosinformimin e policise per kultivimin e kanabisit. Perpara tij u arrestuan kryetari i Komunes Frasher te rrethit te Permetit dhe kryeplaku i nje fshati te kesaj komune.

Top Channel