Te pakten 57 dosje te personave qe trajtohen me asistence sociale jane zhdukur nga Zyra e Punes ne Lac. Skandalin e bejne publik, ish-punonjes qe rezultojne te jene trajtuar njekohesisht me ndihme ekonomike, si dhe te kene marre nga sigurimet sociale pagesen per lejen e lindjes.

Ato pohojne se njeren nga pagat nuk e kane firmosur vete duke denoncuar keshtu nje vjedhje.

Edhe pse auditi i Ministrise se Punes se zhvilluar pak kohe me pare ka dokumetuar shkeljet ligjore, deri tani nuk jane gjetur pervetesuesit e paligjshem te parave nga arka e shtetit.

“Kam mbaruar lejen e lindjes dhe kam ardhur me marre asistencen per lejen e lindjes, por me thone se e kam terhequr, nderkohe qe kjo eshte e pamundur”, eshte shprehur Albana Preka.

Ndersa Vera Ndoci, tjeter viktime e ketij skandali, ka theksuar se “parate jane marre, por firma ime nuk eshte”.

Nderkohe qe drejtoresha aktuale e Zyres Punes, Davita Jushi nuk ka pranuar te prononcohet, duke theksuar faktin se ne kohen e shkeljeve te gjetura nga kontrolli i auditit, nuk ka qene ajo e punesuar ne kete institucion.

Ndersa eshte shprehur se Zyra e Punes po ben te gjitha perpjekjet per t’u ardhur ne ndihme ish-punonjeseve, jane njohur me keto probleme konforme ligjit.

Ajo nuk ka pranuar as kamerat e Top Channel te hyne ne ambjentet e punes, duke bere qe edhe pamjet te sigurohen nga dritaret e kesaj zyre.

Top Channel