Kerkon ndihme per te shpetuar te birin

14/08/2009 14:45

Babai i 18-vjecarit Adriatik Demiri, kerkon nderhyrjen e shtetit per te shpetuar jeten e te birit.

Para dy javesh 18-vjecari peson nje aksident te rende ne Spille. Prinderit e derguan per kurim ne Turqi, por sot nuk mund te perballojne dot koston e spitalit.

“Pas nje feste ka shkuar te lahet me varke me shoket e tij dhe ka demtuar kater rruaza te shtylles kurrizore. Nese nuk kurohet do te kete pasoja te renda per jeten”, thote babai i 18-vjecarit.

Te afermit e Adriatikut kerkojne qe shteti te mundesoje kalimin e 18-vjecarit ne spitalin shteteror turk, duke u mbeshtetur ne marreveshjet mes dy paleve

Adriatiku ndodhet ne reanimacion pasi ka demtime te renda ne shtyllen kurrizore, nderkaq qe mjeket turq paralajmerojne se nuk do ta mbajne me ne spital nese familja nuk paguan faturen financiare.

Top Channel