Dy te plagosur ne perleshje me thika

14/08/2009 09:30

Kane kaluar dreken se bashku dhe me pas jane kacafytur me thika. Keshtu ka ndodhur me dy kusherinj te pare ne nje fshat te rrethit te Peqinit.

Sipas burimeve zyrtare te policise eshte bere  i mundur arrestimi ne flagrance i 35 vjecarit Avni Balla, banues ne fshatin Copanaj te Peqinit. Burimi ne fjale sqaron se arrestimi i tij u be pasi gjate nje konflikti per motive te dobeta ka plagosur me thike kusheririn e tij, 58-vjecarin Nazmi Balla, te cilit i ka shkaktuar demtime te renda ne pjese te ndryshme te trupit.

Menjehere i demtuari u dergua ne spitalin kirurgjik te Elbasanit, ku aktualisht gjendja shendetesore e tij eshte e renduar. Mjeket pohojne se mund te niset edhe per nje nderhyrje me te specializuar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, por kjo mund te vendoset pas disa oresh mjekim ndaj tij.

Nderkohe, burime te policise konfirmojne se eshte ndaluar Klemend Pellumbi, vjec 38, banues ne lagjen “5 Maji” te Elbasanit, i denuar me pare per vepren penale “Plagosje e rende”. Arrestimi i tij eshte bere pasi ne bashkepunim me 40-vjecarin Qemal Sinani, banor ne lagjen “Aqif Pasha”, per motive te dobeta kane goditur me thike 36-vjecarin Astrit Dehari, banues ne lagjen “Haxhias” te Elbasanit, gjithashtu i denuar me pare per “vjedhje”. Dehari mesohet se eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin kirurgjik te Elbasanit.

Top Channel