BSH, leter qeverise, boll me kredimarrje

13/08/2009 08:00

Banka e Shqiperise i ka derguar nje leter konfidenciale Ministrise se Financave, duke e lajmeruar se nuk ka nder mend te vijoje kreditimin direkt te shpenzimeve te buxhetit dhe duke u ankuar se kjo praktike po rrezikon pavaresine ligjore te politikes monetare te vendit, behet e ditur nga burime te mirinformuara.

“Letra u dergua pasi qeveria e beri praktike te zakonshme te kerkonte ‘para borxh’ nga Banka e Shqiperise per te mbuluar shpenzimet e veta te ekzagjeruara”, tha nje prej njerezve te pakte qe e ka lexuar letren ne kushtet e konfidencialitetit.

Banka e Shqiperise tha se “komunikimi me Ministrine e Financave eshte konfidencial, ndersa kredia direkte i nenshtrohet nje rregulloreje te posaçme”.

As Banka e Shqiperise dhe as Ministria e Financave nuk kane folur hapur per praktiken e huamarrjes direkte, nje praktike qe zbatohet per here te pare ne shume vite ne Shqiperi dhe qe ka alarmuar shume eksperte. Bilanci zyrtar i BSH pasqyron huamarrje direkte te qeverise ne muajt dhjetor, janar, mars dhe prill. Perveç kredive direkte me vlere dhjetera milione euro, BSH eshte detyruar te bleje nje pjese te borxhit publik te vendit, qe u dorezua nga bankat e nivelit te dyte gjate krizes se likuiditetit te muajit dhjetor.  

Top Channel