Sot festohet Dita Nderkombetare e Rinise

12/08/2009 08:50

Ne Diten Nderkombetare te Rinise, drejtoresha ekzekutive e Fondit te Kombeve te Bashkuara per Popullsine (UNFPA), Thoraja Obeid, ka leshuar nje mesazh.

Ajo i beri thirrje qeverive dhe politikeberesve, qe te perfshijne te rinjte si partnere, udheheqes dhe zedhenes te ndryshimeve. “Tashme ka ardhur koha per te bere investime edhe me te medha te te rinjte, sidomos te vajzat adoleshente, qe ato te arrijne potencialin e tyre te plote. Investimi te te rinjte e sotem eshte investim per nje te ardhme te qendrueshme”, shprehet drejtoresha e UNFPA-se.

“Sot, me shume se gjysme miliarde vajza ne bote jetojne ne vendet ne zhvillim dhe ato perfaqesojne nje fuqi te jashtezakonshme te pashpalosur. Nese do te arsimoheshin, nese do te jene te shendetshme dhe te fuqizuara, ato do te ndertojne nje jete me te mire per veten, familjet dhe kombet e tyre”, theksohet me tej ne kete mesazh.

Po keshtu nenvizohet fakti se me shume se nje miliarde e gjysme te rinj jane 10-25 vjec, brezi me i madh ne numer i te gjitha koherave. “Bota eshte goditur nga krizat e ushqimit, krizat financiare dhe klimatike dhe shume te rinj jane te gatshem te japin ndihmen e tyre per ta cuar boten drejt nje ekuilibri me te madh. Per te siguruar pjesemarrjen e tyre, ne duhet te investojme ne shendet, arsim dhe udheheqje”, shprehet drejtuesja e UNFPA-se.

Top Channel