Sarande, bum shitjesh te apartamenteve

12/08/2009 09:05

Bum shitjesh te apartamenteve ne Sarande. Duket se biznesi i ndertimit rezulton te jete me i zhvilluar se sa ai i turizmit ne qytetin bregdetar.

Kjo vere e ka rritur ndjeshem shitjen e apartamenteve te firmave ndertuese, megjithese keto te fundit  jane me pak te kenaqura, krahasuar me veren e vitit te kaluar. Duke e pare Saranden nga lartesia e shumekatesheve qe vazhdojne te ngrihen, bindesh se perparesi e ketij qyteti ende nuk eshte turizmi, por ndertimi. Prane e prane sheh pallate ne ndertim apo ne perfundim.

Te tjere, qe ne fasada te dukshme te tyre njoftojne se ka nisur shitja e apartamenteve te gatshme e disa qe dallojne se sapo kane nisur te banohen. Nuk eshte veshtire te konstatosh se nderkohe qe pushohet e behet turizem, Saranda po ndertohet. Kompanite ndertuese nuk kane te numeruar dhe pallatet qe ato ngrene gjithashtu. Po sa te shitura jane apartamentet qe ofrohen, cilat jane standardet qe plotesojne dhe me cfare cmimi?
Ajo qe mesuam nga kontakti me disa firma pallatesh, eshte fakti se eshte rritur dukshem shitja e apartamenteve te firmave ndertuese. Bleres te tyre jane ne mase emigrantet. Per sa u perket cmimeve, ato nisin nga 450 deri ne 1200 euro per meter katror.

Variacioni ne cmim sipas ndertuesve, vjen nga zona, hapesira urbane qe ofron, cilesia e punimeve, por edhe nga siperfaqja dhe afersia me detin. Me te preferuarat jane apartamentet e vogla, te cilat merren me deshiren per te pasur nje rezidence ne Sarande per te pushuar. Kjo eshte nje lloj “mode” qe ndjekin emigrantet te cilet punojne e jetojne ne Greqi, Itali e Gjermani, por edhe ata nga Kanadaja e Amerika.

Nga kontakti me ndertuesit mesohet se ne nje mase te konsiderueshme jane edhe blerjet nga Tirana e Fieri, por edhe nga shqiptare te Kosoves e Maqedonise. E reja e kesaj vere jane ofertat e ardhura nga bleres qe vijne prej Rusise, te cilet jane bere pronare te disa apartamenteve ne qytetin bregdetar.
Pjesa me e madhe e kontratave te shitjes behen qe ne fazen kur ndertimet e pallateve jane ne themele. Arkitekti Spiro Kosta, i cili ushtron profesionin ne Athine, nderkohe qe ka nisur te ndertoje edhe ne Sarande, tregon se megjithese ka hyre i fundit ne tregun e ndertimeve ne qytetin e tij te origjines, ka qene i suksesshem. Kjo, per faktin se siguria qe ofron perputhet me kerkesat ne rritje ne kete qytet bregdetar.   

Top Channel