Putin, OKB te njohe pavaresine e Abkhazise

12/08/2009 16:35

Vladimir Putin i ka kerkuar Organizates se Kombeve te Bashkuara qe te njohe pavaresine e Abkhazise.

Deklarata e kryeministrit rus eshte bere gjate vizites surprize qe ka bere ne republiken separatiste.

Pavaresia e Abkhazise dhe Osetise se Jugut eshte njohur nga Moska pas konfliktit te vitit te shkuar me Gjeorgjine.

Putin ka premtuar gjithashtu se Abkahzia do te kete mbeshtetjen e nevojshme ushtarake dhe beri te ditur se Moska do te jape 500 milione dollare per perforcimin e bazave ushtarake ne republiken separatiste.

Top Channel