Ndihme per 3 femijet e braktisur

12/08/2009 13:50

Tre 3 femijet e braktisur ne meshire te fatit nen nje peme afer spitalit te qytetit te Peshkopise  do te perfitojne ndihme sociale.

Drejtoresha e sherbimeve sociale Denada Seferi deklaron se tashme kane filluar procedurat per percaktimin e nje kuote mujore ekonomike per familjn nga Peshkopia, si dhe u eshte dhene ndihme ne ushqime dhe veshmbathje nenes dhe 3 femijeve te mitur.

Seferi thote se ndihma ekonomike qe me pare i kalonte bashkeshortit te famljes tashme do t’i jepet nenes se femijeve dhe se do t’u percaktohet vlera maksimale e ketij perfitimi.
Rasti i femjeve te dhunuar dhe braktisur nga i ati ka terhequr dhe vemendjen e biznesit shqiptar. Drejtuesi i nje kompanie private ne vendin tone Ibrahim Aktoz me nismen e tij personale ka nisur mengjesin e sotem drejt familjes nga Peshkopia ndihma ne ushqime dhe veshmbathje.

Aktoz i ben thirje per sensibilizm biznesit shqiptar per te dhene kontributin e tyre,sado minimal, ne ndihme te atyre femijeve dhe nenave qe ndodhen ne situate te tilla ekonomike si familja Pepa nga Peshkopia.                     

Top Channel