Aksidenti me dy fëmijë të vdekur dhe një të plagosur, policia jep detajet: I mituri transportohet drejt Traumës, arrestohet 57-vjeçari
Ne nje ceremoni ne Shtepine e ushtrise, Komanda e Nderlidhjes se NATO-s ne Shqiperi nderroi kreun e saj. Pas 18 muajsh ne krye te kesaj detyre, general brigade Vasili Kirilov Dimitrov, ia dorezoi detyren gjeneral brigade Dincho Ivanov Karamunchev.
Ne ceremoni merrnin pjese kryeministri Berisha, ministri i Mbrojtjes Oketa, shefi i Shtabit te Pergjithshem Malaj, komandanti i Komandes se Bashkuar te NATO-s ne Napoli admirali Fitzgerald, ambasadori amerikan Uidhers dhe perfaqesues te trupit diplomatim te akredituar ne vendin tone.
Ne fjalen e tij pershendetese, kryeministri Berisha i shprehu mirenjohje gjeneralit Dimitrov dhe admiralit Fitzgerald per kontributin e tyre ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Kryeministri uroi edhe gjeneralin Karamunchev, per marrjen e detyres se re, ne krye te komandes se nderlidhjes se NATO-s ne Shqiperi.
Top Channel