Jordani, vret mbesen, e kishin perdhunuar

12/08/2009 16:00

Nje tjeter krim per te ruajtur nderin ne Jordani; nje burre ka vrare mbesen e tij 16-vjecare, duke e qelluar 9 here me arme, pasi vajza ishte perdhunuar nga dy burra pak kohe me pare.

Pasi mori vesh per perdhunimin, xhaxhai nuk vonoi dhe ia behu ne shtepine e te vellait, me qellimin e qarte per ta vrare mbesen.

E mitura ndodhej ne shtrat ne momentin kur u qellua nga xhaxhai, nderkohe qe ne momentin e krimit ishte i pranishem edhe i ati.

Autori i ketij akti te rende vetedeklaroi fajesine, duke sqaruar se ky veprim pastron nderin e familjes se tij, duke qene se vajza kishte patur aktivitet seksual perpara se te martohej.

Top Channel