Elbasan, braktis foshnjen 2-muajshe

12/08/2009 09:00

Gjendet e braktisur nje foshnje 2-muajshe, nderkohe qe eshte identifikuar nena e saj, nje e re nga Shkodra.

Bebja eshte gjetur nga disa kalimtare te rastit gjate oreve te para te se henes, te cilet kane lajmeruar menjehere sallen operative te Komisariatit te Elbasanit. Burime zyrtare nga policia lokale bejne te ditur se mengjesin e se henes, banore te lagjes “Syrja Dylgjeri” kane raportuar se nje grua e re, kishte lene foshnjen e saj ne nje trotuar dhe nuk ishte kthyer per ta marre.

Fillimisht eshte menduar se gruaja po e linte aty per pak minuta, derisa te kryente ndonje pune, por qendrimi gjate ne trotuar dhe te qarat pa pushim te foshnjes kane terhequr vemendjen e kalimtareve te rastit, te cilet kane lajmeruar policine. Fale te dhenave, policia ka arritur te identifikoje nenen e foshnjes, e cila mesohet te jete Flora Coku nga qyteti i Shkodres.

Agjentet e policise kane mundur te gjejne nenen shkodrane qe braktisi foshnjen ende pa u larguar per ne qytetin e saj te lindjes dhe eshte marre ne pyetje rreth braktisjes, por nuk behen te ditura shkaqet qe e kane cuar te rene drejt ketij vendimi. Mesohet se ajo do te procedohet penalisht per vepren penale te “braktisjes se femijeve te mitur”. E reja mesohet te kete qendruar per disa dite te te afermit e saj ne Elbasan dhe po ketu kishte vendosur te “pasaportizonte” krijesen e saj.

Top Channel