Klinton mesazh Birmanise: Lironi nobelisten

11/08/2009 15:55

Denimi prej 18 muajsh arrest shtepie qe i eshte dhene nobelistes per paqe, birmanezes Aung San Su Ki ka ngjallur edhe reagimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Nga Republika e Kongos ku Hilari Klinton ndodhet per nje vizite zyrtare, ka dhene nje deklarate ku kerkon lirimin e menjehershem te nobelistes.

Sekretarja amerikane e Shtetit i ka kerkuar juntes ushtarake birmaneze te liroje gjithashtu edhe shtetasin amerikan Xhon Jetav, i denuar me 7 vjet pune te detyrueshme. “Aung San Suu Kyi nuk duhej te dilte asnjehere para gjyqit”, ka theksuar Klinton.

Top Channel