Vetevritet me armen e sherbimit polici

10/08/2009 08:45

Nje punonjes i Policise se Burgjeve i ka dhene fund jetes me armen e sherbimit ne shtepine e vellait te tij ne nje lagje periferike te Elbasanit.

Ngjarja tragjike mendohet se ka ndodhur naten e se premtes, por vetem te shtunen pasdite eshte konstatuar nga te afermit, ndersa Policia e Elbasanit ka bere njoftimin dje paradite. Burime zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Elbasan bejne te ditur se Elton Ahmati, 28 vjeç, eshte gjetur i vdekur nga babai i tij ne shtepine e vellait, ku kishte shkuar pa lajmeruar askend.

Burimet policore sqarojne se Ahmati eshte vetevrare me armen e tij te sherbimit, nje pistolete e tipit “TT”. Sipas te afermve te viktimes, qe kane deshmuar para grupit te hetimit te ngritur nga Policia e Elbasanit per kete ngjarje, polici 28-vjeçar kishte shkuar ne shtepine e vellait, ku nuk banon njeri, nderkohe qe te afermve u kishte thene se po shkonte ne pune.

Ai kishte shkuar ne shtepine e vellait emigrant ne Greqi, ne te njejten lagje ku jetonte edhe vete, ne zonen e ish-kombinatit metalurgjik te Elbasanit mbremjen e se premtes, ndersa nje dite me pare kishte çuar bashkeshorten dhe te bijen te prinderit e saj ne fshatin Laktesh te Pogradecit.

Prinderit e policit 28-vjeçar, i cili sapo ishte diplomuar per Drejtesi, jane shqetesuar kur te shtunen ne mengjes djali nuk eshte kthyer si zakonisht nga puna.

Pasi kane kontaktuar me Burgun e Peqinit, ku Eltoni punonte prej gjashte muajsh si polic i thjeshte, prinderit kane nisur ta kerkojne neper te aferm. Vetem rreth ores 15.00, babai i policit ka shkuar te kontrolloje ne shtepine e djalit tjeter dhe aty e ka gjetur te birin te vdekur, me nje vrime plumbi qe i kishte pershkuar tejpertej koken dhe me pistoleten e sherbimit prane.

Babai ka njoftuar menjehere te afermit e tjere dhe me pas eshte njoftuar edhe policia. Ekspertet e Policise se Elbasanit, qe bene keqyrjen e kufomes dhe vendit te ngjarjes, konstatuan se behej fjale per nje vetevrasje te paster, te kryer me anen e qitjes se nje plumbi te vetem ne temthin e djathte.

I riu dhe familja e tij ishin shperngulur prej vitesh nga fshati Laktesh i Pogradecit per t’u vendosur ne lagjen e re ne zonen e ish-kombinatit metalurgjik ne Elbasan.

Ai sapo kishte perfunduar ciklin trevjeçar te Juridikut dhe kishte nisur studimet per te perfunduar edhe masterin ne kete dege. Ahmati ishte futur ne radhet e Policise se Burgjeve perpara gjashte muajve, duke sherbyer si polic i thjeshte ne Burgun e Peqinit, ndersa synonte te ngrihej ne grade dhe detyre pas perfundimit te ciklit pesevjeçar te shkolles se larte. Ai ishte i martuar, kishte nje vajze tre vjeçe dhe nuk kishte probleme ekonomike.

Sipas te afermve, Ahmati kishte manifestuar shenja te nje depresioni te thelle prej gati 10 ditesh, por asnjehere nuk ishte hapur ndaj bashkeshortes apo te afermve te tjere ne lidhje me problemet qe dukej se e shqetesonin.

Ata mendojne se ai e kishte planifikuar me kohe vetevrasjen, pasi nuk e shpjegojne dot ndryshe faktin qe ai e kreu kete veprim pasi çoi te bijen dhe te shoqen te prinderit e kesaj te fundit dhe genjeu prinderit duke u thene se do te shkonte ne pune.

Megjithate, te afermit e kane te pamundur te thone se cilat ishin shkaqet e vetevrasjes, gje qe nuk mund ta thone as hetuesit e Policise se Elbasanit, qe kane nisur hetimet intensive per ta zbardhur kete ngjarje te rende.

Top Channel