Venezia, shpetohet anija me 1300 persona

10/08/2009 18:15

Nje anije me 1300 persona ne bord ka pesuar nje avari pasditen e sotme, ndersa ishte duke hyre ne portin e Venezias.

Mjeti  i quajtur “Zeus Palace”, i cili vinte nga Igumenica, ne Greqi, ishte ankoruar filimisht perpara ishullit te Sant Andreas, ne afersi te anijes “San Marco”.

Menjehere kane nderhyre rimorkiatoret duke e shoqeruar tragetin ne bankine. Nderkohe kane filluar hetimet per te zbuluar shkaqet e incidentit.

 

Top Channel