Puke, humb jeten elektricisti

10/08/2009 19:10

Nje elektricist, punonjes i OSSH-se, ne rrethin e Pukes ka mbetur i vdekur gjate kohes qe po kryente remontin e nje kabine te tensionit te larte ne fshatin Luf te Pukes.

Viktima quhet Pjeter Ndoka, 52 vjec, banues ne qytetin e Pukes dhe kishte vite ne profesionin e elektricistit. Policia tha se, kontakti me nje linje te tensionit te larte, ka rezultuar fatal per 52-vjecarin.

Megjithe ndihmen e dhene ne spitalin e Pukes, elektricisti nuk ka mundur dot te jetoje. Brenda nje muaji ne qarkun e Shkoders kane humbur jeten dy punonjes  te OSSH-se, gjate punes ne remonte.

Top Channel