Arrest me burg per Dritan Dajtin

10/08/2009 12:00

Gjykata e Krimeve te Renda vendos arrest me burg per Dritan Dajtin, te akuzuarin per vrasjen e kater policeve ne Durres, gjate nje aksioni per kapjen e tij.

E njejta mase eshte vendosur nga Gjykata edhe per kunatin e tij, Erges Xhaxhin, ndersa shoku tjeter i arrestuar pak ore pas masakres ne Tirane, elvis Karoli u la i lire dhe per te do te kete detyrim paraqitjeje.

Sjellja e Dajtit ne Gjykate nga spitali i burgut u krye ne masa te forta sigurie.

Hetimet do te kunkludojne ne denimin e tyre ku denimi minimal ne baze te Kodit Penal eshte 20 vjet, ndersa maksimali eshte burgim i perjetshem.

Sipas burimeve policore ka te tjere persona qe e kane ndihmuar Dritan Dajtin ne levizje gjate kohes se qendrimit ne Shqiperi, per te cilet pritet vetem sigurimi i proves materiale per te kryer edhe arrestime te tjera.

Ne masakren e Durresit gjeten vdekjen kater punonjes te skuadres operacionale; Fatos Xhani, drejtues i grupit, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feska, te cilet tentuan t’i hidhnin prangat njeriut me te kerkuar nga drejtesia shqiptare.

Dritan Dajti jetonte ‘i lire’ prej 17 nentorit 2003, kur u arratis ne menyre spektakolare nga Gjykata e Tiranes. Ai eshte denuar per vrasjen e biznesmenit Agim Beqaj ne vitin 1999.

Top Channel