Spanje, dy bomba ne Majorka

09/08/2009 18:40

Dy bomba kane shperthyer ne pasditen e sotme ne nje restorant ne Palma te Majorkes ne Spanje.

Lajmi konfirmohet edhe nga mediat spanjolle sipas te cilave bombat e vendosura ne ambiente turistike nuk kane shkaktuar viktima pasi policia ka arritur te evakuoje njerezit pas nje telefontate anonime paralajmeruese.

Asnje njoftim zyrtar nga autoritetet e rendit ne lidhje me ngjarjen nuk eshte dhene deri me tani.

Top Channel