Vrasja e policeve, dite zie ne Shqiperi

08/08/2009 09:20

Sot eshte dite zie ne nderim te kater heronjve te Policise se Shtetit qe humben jeten ne aksionin e djeshem per kapjen e kriminelit me te kerkuar ne vend, Dritan Dajti. Kater policet e vrare, u shpallen “Deshmoret e Atdheut”.

Homazhet per punonjesit e policise Saimir Duckollari, Kastriot Feska, Fatos Xhani e Altin Dizdari do te behen ne Pallatin e Kongreseve dhe varrimi do te behet ne varrezat e Deshmoreve te Kombit.

Flamujt ne te gjitha institucionet shteterore do te ulen ne gjysmeshtize. Ne oren 12.00, ne nderim te viktimave do te nderpritet çdo veprimtari dhe do te mbahet nje minute heshtje ne te gjitha institucionet publike.

Me urdher te Keshillit te Ministrave, sot e gjithe Shqiperia do te jete ne dite zie per humbjen e kater heronjve te forcave te rendit, qe ne krye te detyres per te kapur kriminelin me te kerkuar, Dritan Dajtin, u ndane nga jeta duke lene te vetme familjet e tyre.

Top Channel