Politika nderon kater policet e vrare

08/08/2009 12:20

Klasa politike shqiptare ka nderuar kater deshmoret e atdheut, te cilet rane gjate nje aksioni per kapjen e te shumekerkuarit, Dritan Dajti.

Kryeministri Sali Berisha premtoi se banda do te marre denimin maksimal dhe Dritan Dajti, nje prej krimineleve me te rrezikshem do te marre ndeshkimin e ligjit. Kryeministri shprehu ngushellimet me te sinqerta per humbjen e kater efektivave te policise.

“Vdekja e tyre eshte e dhimbshme. Sot japim mbeshtetjen me te plote per forcat e rendit”, u shpreh Berisha, pas homazheve qe kreu ne mesdite ne sallen e Pallatit te Kongreseve.

Homazhe kane kryer ministri i Brendshem Bujar Nishani, si edhe anetare te tjere te kabinetit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues te Partise Socialiste e Levizjes Socialiste per Integrim, perfaqesues diplomatike te akredituar ne Tirane, si dhe mijera qytetare te thjeshte, miq e te aferm te policeve te vrare.

Top Channel