Nju Jork, 5 italiane ne helikopterin e rrezuar

08/08/2009 21:40

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkell Blumberg ka bere te ditur se ne bordin e helikopterit te rrezuar ne lumin Hadson ndodheshin 5 turiste italiane.

Ai njofton se forcat e shpetimit kane arritur te nxjerrin nga ujerat nje te mbijetuar dhe dy trupa te pajete. Blumberg theksoi gjithashtu se ka pak shpresa qe forcat e kerkimit te gjejne te tjere te mbijetuar. Incidenti ajror u shkaktua pas perplasjes se nje avioni te vogel dhe nje helikopteri.

Roja bregdetare njoftoi se te dy mjetet e fluturimit perfunduan ne uje, ku dhe u zhyten menjehere ekipet e shpetimit. Deshmitaret thone se ne momentin e perplasjes ne ajer u degjua nje zhurme e forte. Ne muajin janar, po ne ujerat e lumit Hadson u shmang tragjedia ajore, kur nje avion me 155 persona ne bord u ul fale zotesise se pilotit. Aksidenti  u quajt mrekulli, sepse te gjithe njerzit i mbijetuan uljes se pazakonte. 

Top Channel