Kakavije, rritet numri i emigranteve qe hyjne

08/08/2009 18:50

Rritet fluksi i emigranteve qe hyjne ne token shqiptare nepermjet pikes se kalimit kufitar te Kakavijes.

Vetem gjate 12 oreve te fundit, burime zyrtare nga kjo pike bejne te ditur se ne vendin tone kane hyre 7200 emigrante, 1500 automjete dhe 70 autobuze. Nga organet kufitare jane marre masa per te punuar me kapacitet te plote te sporteleve dhe personelit ne te 2 anet e kufirit duke mos lejuar krijimin e radheve te gjata dhe duke mos krijuar vonesa per emigrantet.

Ne palen shqiptare te kufirit jane vene ne pune 11 sportele ndersa ne ate greke 5 te tille. Menaxhimi me i mire i situates qe krijohet ne piken e kalimit kufitar te Kakavijes me rastin e ardhjes se emigranteve, ka qene edhe tema e takimit te djeshem dy palesh shqiptaro-greke.

Fluksi i emigranteve qe kthehen ne vendlindje per te kaluar pushimet e veres pritet qe te jete i larte edhe gjate dites se neserme.

Top Channel