Imiton filmin e dhunshem, plagos vellain me thike

08/08/2009 08:15

Per pak sa nuk eshte shnderruar ne tragjedi imitimi i nje filmi horror nga dy vellezer te mitur. Me i vogli 8 vjeç ka qelluar me thike tjetrin 11 vjeç, i cili ka perfunduar ne spitalin “Nene Tereza” te Tiranes, ne gjendje te rende.

Ngjarja tronditese ka ndodhur dje pasdite ne qytetin e Librazhdit. Sipas burimeve te policise, B.G, 11 vjeç, banor i qytetit te Librazhdit, eshte derguar me urgjence ne spitalin e Tiranes, pasi eshte gjuajtur me thiken e bukes nga vellai L.G., 9 vjeç.

Gjithçka ka ndodhur rreth ores 15:30 kur te dy femijet edhe shihnin televizion edhe hanin dreke ne aneksin e kuzhines.

Sipas te afermve, qe u referohen thenieve te nenes se dy djemve te mitur, femijet kane qene duke pare nje film horror, me personazhin kryesor qe perdorte thiken per te vrare njerez.

Duke imituar “monstren” e filmit, femijet kane marre ne dore edhe thiken e bukes qe ndodhej ne tavoline. I vogli, vetem 8 vjeç, e ka imituar aq mire personazhin negativ te filmit, sa qe ia ka ngulur ne gjoks thiken vellait tre vjet me te madh.

Prinderit e kane nisur djalin 11-vjeçar ne spitalin e qytetit te Librazhdit. Pasi i eshte dhene ndihma e pare mjekesore aty, bluzat e bardha e kane derguar me autoambulancen e spitalit per ne Tirane, pasi 11-vjeçari me plage thike ne gjoks kishte nevoje per nderhyrje me te specializuar.

Policia lokale, pasi ka kryer veprimet e para hetimore, ka nisur procedimin penal ne gjendje te lire ndaj L.G. 8 vjeç, per vepren penale “plagosje e rende nga pakujdesia”.

Materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor te Durresit per sektorin qe merret me krimet nga te miturit. Burime spitalore te Librazhdit bejne te ditur se 11-vjeçari i shtruar ne Tirane ndodhet jashte rrezikut per jeten. Ky eshte rasti e pare per kete vit kur ndodhin krime nga persona te mitur, ndersa pese vjet me pare, ne nje fshat te Elbasanit, nje femije i se njejtes moshe kafshoi vellai e tij me te madh, duke i hequr fare veshin.

Top Channel