Berisha: Ne 2 muaj perfundon shqyrtimi i dosjeve

06/08/2009 15:45

Kryeministri Sali Berisha ka inauguruar ne Kamez nisjen e ndertimit te nje rruge te re qe e lidh ate me bashkine e Tiranes, nepermjet komunes se Paskuqanit.

Projekti prej 176 milione lekesh parashikon sistemin e plote te rruges edhe me kanalizme dhe ndricim, por ajo qe kryeministri Berisha vecoi si punen kryesore te qeverise per kete zone ishte legalizimi i banesave.

“Deri tani eshte kryer 70 perqind, per dy muaj mbaron cdo dosje legalizimi. Brenda javeve te para, parlamenti i ri miraton ligjin per privatizimin me letra me vlere”, u shpreh Berisha.
 
Ne keto kohe inaugurimesh qe kryeministri e ka cilesuar si nje tur perurimesh dhe feste per fitoren ne zgjedhje, zoti Berisha beri krahasimin sipas menyre se tij mes tij dhe kreut te socialisteve Edi Rama.

Ne leksionin e madh qe i dhane shqiptaret me 28 qershor, ai le te vazhdoje te mashtroje e trilloje se cdo dite e me pak njerez do ta besojne. Ne vazhdojme me festen e fitores sone, jo me fjale por me vepra konkrete”, tha Berisha.

Top Channel